Ka ndodhur

Goditi me sende të forta një 65-vjeçar, arrestohet i riu në Kuçovë

Gazeta Si – Një 65-vjeçar është goditur me sende të forta në fshatin Perondi të Kuçovës. Policia thotë se autori i kësaj ngjarjeje, një 29-vjeçar me probleme mendore është arrestuar.

“Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se përveç djalit, kanë proceduar ne gjendje të lirë babain e tij, një 56-vjeçar. Ky i fundit ka kërcënuar të dhunuarin që të tërheqë denoncimin e bërë në polici për rastin.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e shtetasit K. K., shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi ka kanosur 65-vjeçarin, që të tërhiqte denoncimin e bërë në Polici, për këtë rast”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë