Ka ndodhur

Goditi me grushte infermierin e spitalit të Beratit, ndalohet 22-vjeçari

Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 22-vjeçar, pasi ka goditur një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit.

22-vjeçari K. SH u kap dhe u procedua penalisht për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E. N., goditën me grushte infermierin e Spitalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë