Ka ndodhur

Goditi me grushta punonjësin e doganës, pranga 58-vjeçarit në Kukës

Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grushte një doganier.

Në doganën e Morinës, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, shtetasi me iniciale A.K., ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin me iniciale A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e autorit u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë