Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë rrahën brutalisht shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2023 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Elidon Tanci Karaj ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Pasi Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në Tiranë në bashkëpunim me policinë e Dibrës lokalizuan vendodhjen, arrestuan 26-vjeçarin të martën e 30 korrikut në Unazën e Re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




