Ka ndodhur

Goditi me fadromë pushuesin në Pogradec, arrestohet drejtuesi dhe përgjegjësi

Gazeta Si – Drejtuesi i fadromës së bashku me përgjegjësin e firmës së pastrimit në Pogradec, u arrestuan këtë të enjte pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku një pushues mbeti i dëmtuar rëndë, pasi u godit nga fadroma, gjatë punës për pastrimin e bregut të liqenit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Denis Piperi, 31 vjeç, ndërsa i lënduar mbeti shtetasi me iniciale A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u vu në pranga shtetasi Gentjan Dervishi 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës i kësaj firme pastrimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë