Ka ndodhur

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë, 25 të arrestuar

Gazeta Si – Pas 5 muajsh hetimeive, policia ka goditur një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjatë hetimeve, janë identifikuar 44 persona që dyshohet se vepronin në mënyrë të strukturuar ose individualisht në shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga këta, 25 u ndaluan me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 6 të tjerë ishin prangosur më herët gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 13 persona të tjerë të shpallur në kërkim vijojnë të jenë në fokus të Policisë së Shtetit.

Në pranga ranë: Kristjan Resuli, Kevin Balazi, Francesko Hasanaj, Denis Sageri, Anton Lusha, Artan Rraja, Renaldo Loka, Olsjan Guri, Ardian Cara, Klaudjo Zelija, Abdyl Dule, Ervis Zuna, Kevin Beci, Feliks Dangellia, Fatjon Murataj, Klodian Dreni (Muhameti), Bojken Billa, Idriz Peti, Aurel Huna, Frans Meta, Ronaldo Dumani, Mateo Muça dhe Liman Tota.

Gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesa, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe prove materiale, përfshirë:

2.4 kg kokainë

16 kg lëndë narkotike Resin (çokollatë)

22 kg vaj kanabisi dhe sasi të tjera Cannabisi

121 200 euro, nga të cilat 118 900 euro dyshohet se janë të vjedhura në bankë

1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu

Qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike, 4 automjete


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë