Ka ndodhur

Sherr për linjat e furgonave, goditet për shkak të detyrës kryetari i Bashkisë së Selenicës

Një debat për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë, ka qenë shkaku i një konflikti fizik mes një biznesmeni dhe kryetarit të Bashkisë së Selenicës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku shtetasi Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka debatuar ashpër me kryebashkiakun Pëllumb Binaj, duke e akuzuar se licencën e linjës në fjalë, ia kishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.

Në debat e sipër, situata është agravuar, duke arritur deri në konflikt fizik, me biznesmenin që ka goditur me grusht kryebashkiakun e Selenicës.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar Binajn, i cili akuzohet për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës ndaj Binajt. Mësohet se debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë-Sevaster.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë