Një rrjet i trafikut të lëndëve narkotike që drejtohej dhe organizohej nga Tirana në drejtim të aksit Gjermani-Zvicër, është goditur nga policia e kryeqytetit.
Burime nga prokuroria, bëjnë me dije se janë arrestuar 8 persona, të akuzuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Mes të ndaluarve, është edhe një punonjës i zjarrfikëses së Bashkisë së Tiranës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Hetimet nisen nga autoritetet zvicerane për një grup shqiptarësh që merren me trafik kokaine.
Kreu i grupit që punësonte njerëz, është Ndriçim Harka, punonjës i zjarrfikëses dhe një person tjetër që është në kërkim, me inicialet E.M. Ky i fundit mendohet se është larguar drejt Greqisë.
Gjatë këtij operacioni në bashkëpunim me autoritetet e huaja, janë sekuestruar 3 kg kokainë dhe një sasi parash. Bisedat mes trafikanteve u zbardhën nga përgjimet ambientale.
Grupi dyshohet se e kryente aktivitetin kriminal në Zvicër e Gjermani dhe rrjeti i kokainës kishte nisur aktivitetin e paligjshëm që në vitin 2015. Burime shprehen se për transportimin e një ngrakese droge në aksin Gjermani-Zvicër, ofrohej 2-3 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




