Gazeta – Si – Një ngjarje aksidentale i ka kushtuar jetën një burri këtë të hënë në Shkodër.
Burime zyrtare të policisë thonë se 48-vjeçari me iniciale F. Ç. po priste dru, kur u godit nga një trung peme dhe gjeti vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15, në malin e fshatit Shosh të Shkodrës.
Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




