Ngjarje

Goditet me thikë babai i yllit të ri spanjoll Yamal, dërgohet në gjendje të rëndë në spital (video)

Nga Gazeta ‘Si’-Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në periferi të Barcelonës, pasi është goditur me thikë babai i Lamin Yamal, Munir Nasraui.

Sipas informacioneve nga “La Vanguardia”, ai ka qenë protagonist në një sherr në një parking në zonën e Mataro, ku është goditur më pas me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Disa orë më vonë policia katalanasae ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për plagosjen e rëndë me thikë të babait të Lamine Yamal.

Babai i futbollistit adoleshent të Spanjës u sulmua në një parking makinash në Barcelonë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 të mërkurën në mbrëmje. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Can Ruti de Badalona në gjendje të rëndë, raportoi gazeta spanjolle La Vanguardia që gjithësesi thekson se nuk është në rrezik për jetën.

Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por raportet sugjerojnë se mund të ketë pasur përleshje. Sulmi ndodhi në lagjen Rocafonda të Mataro, ku jeton familja e Yamal. Lamine Yamal fitoi fansat në mbarë botën me lojën e tij dhje rekordet e vendosura në Euro 2024 muajin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë