Ka ndodhur

Goditet me leva kancelari i Gjykatës së Elbasanit pak metra nga Drejtoria e Policisë

Gazeta Si – Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, është goditur mbrëmjen e së dielës me leva nga disa persona të paidentifikuar.

Sulkuqi, 51 vjeç, është goditur sapo ka dalë nga një bar-kafe, e cila ndodhej vetëm 100 metra afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Ai është goditur disa herë me leva në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sulkuqi mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, ku edhe do të pyetet nga policia mbi ngjarjen.

Dyshimet e para të policisë bien mbi konflikte të mundshme për shkak të detyrës, por mësohet se 51 vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk a mundur të identifikojë autorët pasi goditja ka qenë e papritur.

Burime paraprake bëjnë me dije se kanë qenë të paktën dy persona që e kanë qëlluar, duke e lënë me plagë të rënda në kokë. Ata janë larguar me shpejtësi pas sulmit.

Ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë