Gazeta Si – Një 25-vjeçar, A.M., banues në Berat, ka mbetur i plagosur me kaçavidë në Elbasan, pasi u godit nga një i ri 22-vjeçar.
Policia thotë se u njoftua për ngjarjen, pasi i plagosuri ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas hetimeve, policia identifikoi si autor shtetasin K.S., 22-vjeç, banues në Elbasan, cili dyshohet se e goditi të riun me kaçavidë pas një konflikti çasti.
Ndërkohë 25-vjeçari i plagosur pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




