Ka ndodhur

Goditet grupi kriminal që trafikonte në Shqipëri vepra arti të vjedhura në Europë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për në trafikimin e veprave të artit nga Evropa drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, këta persona funksiononin si grup i strukturuar kriminal. Personat e arrestuar janë Aurel Halilaj 20 vjeç dhe Islam Gjuta 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim Jetmir Halilaj 42 vjeç, të tre banues në Kamzë. Jetmir Halilaj dhe Aurel Halilaj janë babë e bir.

Pas kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi 31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme; 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti; 6 piktura të autorëve të huaj; 411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës; një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925.

Këto vepra artistike vidheshin nëpër shtete të ndryshme të Evropës, siguroheshin nga 30-vjeçari I. Gj., e më pas trafikoheshin në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë