Ka ndodhur

Goditet grupi kriminal që trafikonte makina të vjedhura nga Kosova. Tre policë mes 7 të arrestuarve

Gazeta Si – Një grup kriminal që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova është goditur nga policia shqiptare.

Në kuadër të operacionit të koduar”Nacional”, janë vënë në pranga 7 persona mes të cilëve 3 punonjës të policisë.

Drejtuesi kryesor i grupit ishte shtetasi Selaudin Shahini, i cili në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete motorike nga Kosova për në Shqipëri.

Sipas policisë, shtetasi Ndriçim Shahini, me lidhjet e tij shoqërore në, siguronte vjedhjen e automjeteve të markave të ndryshme në Kosovë.

Më pas, personat më sipër, ofronin ndihmën në forma e metoda bashkëpunuese dhe bënin transportin e këtyre mjeteve nga Kosova për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Morinë-Kukës.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi J.Sh., 30 vjeç dhe janë sekuestruar 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.

Të arrestuarit:

Ndriçim Shahini      (kushëri i Selaudinit)

Ervis Cara     (kushëri i Ndricimit)

Aurel Shatri  (shok i Ervisit)

Vojsava Doda          (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit)

Endi Ahmetaj           (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit)

Fatri Braha   (Punonjës i Policisë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë