Gazeta Si – Goditet një grup kriminal në Divjakë, i cili merrej me shitjen e dozave të kokainës, në Divjakë. Sipas asaj që bën të ditur policia, tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre 2 vëllezër bashkëorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit. Gjithashtu janë shoqëruar mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.
Policia tha se janë arrestuar vëlllezërit Arnold dhe Maringlen Prifti, të cilët dyshohet se janë krerët e grupit si dhe 31 vjeçari Olsi Lala.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë zgjatur 6 muaj. Gjatë kontrolleve të bëra në një godinë të pabanuar, u gjetën dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.
Dy vëllezërit Prifti akuzohen si organizatorë të shpërndarjes së kokainës në zona të ndryshme të Divjakës. Ndërsa hetimet vijojnë, janë shoqëruar në polici edhe 10 persona të tjerë për të përcaktuar përgjegjësinë penale të tyre në këtë grup kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




