Ka ndodhur

Goditën me tytën e armës 28-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Shkodër

Nga Gazeta Si – Shpallen në kërkim 2 vëllezër në Vaun e Dejës, pasi, pas një konflikti të çastit, goditën me tytën e armës një 28-vjeçar.

Policia e Vaut të Dejës thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Sipas policisë, dy të rinjtë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë