Nga Gazeta Si – Policia ka arrestuar 3 persona, të cilët pasi u ndaluan për një shkelje rrugore (parkim të gabuar në pedonalen e Bulqizës) goditën efektivët e policisë.
“Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip ‘Land Rover’ dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




