Drejtësia

Goditën agjentin e BKH dhe policët, Prokuroria e Fierit nis hetimet ndaj njerëzve të Agron Kapllanajt

Gazeta Si – Tre të afërmit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, të cilët u bënë protagonistë të një incidenti me agjentë të BKH-së mbrëmjen e së martës, akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Fierit, përmes një komunikate për mediat, sqaron se ka regjistruar procedim penal, duke nisur hetimet për Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun.

Po ashtu, organi i akuzës sqaron në detaje përplasjen që të afërmit e Kapllanaj patën me forcat e rendit dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare.

I gjithë episodi ka nisur në një kohë kur një agjent i BKH-së, i shoqëruar nga efektivët ka qenë duke zhvilluar një operacionin me urdhër të SPAK në fshatin Portëz e Madhe.

Sipas njoftimit, ata janë filmuar nga një O.I., dhe kjo i ka bërë të braktisin operacionin për t’u zhvendosur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, ku edhe u janë afruar disa persona që mbërritën me 3 makina, për t’i sulmuar fizikisht.

“Gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur ‘Rrethrrotullimi i Parkut’, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, sqaron Prokuroria e Fierit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë