Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Kroacisë teksa pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushori theksoi se skuadra kuqezi mund t’i evitonte golat e pësuar ndërsa shtoi se gjithsesi janë të lumtur me një pikë.
“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbullyr, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani./Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.