Futboll

Globe Soccer 2021/ Italia ekipi i vitit, Kilian Mbape zgjidhet ‘Lojtari më i mirë’

Italia, kampione e Europës, është zgjedhur si “Skuadra më e mirë e vitit” në Globe Soccer Award 2021. “Sekreti qëndron në bashkimin e disa elementëve. Është një miks mes kualitetit të futbollistëve, përshtatshmërisë së trajnerit dhe shtysës së italianëve, të cilët kanë kontribuuar në atë sukses’, – ka thënë Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, në momentin e marrjes së çmimit.

Por nuk përfundojnë këtu vlerësimet për Italinë në Dubai. Janë edhe çmimet individuale, ku Roberto Mancini u shpall “Trajneri më i mirë i vitit” dhe Xhanluixhi Donaruma është zgjedhur si “Portieri më i mirë i vitit”.

Roberto Mancini, trajneri i Italise. Gazeta Si, 27 dhjetor 2021

Po ashtu, Leonardo Bonuçi është shpallur “Mbrojtësi më i mirë i vitit”. “Do doja t’ua dedikoja këtë çmim shokëve të skuadrës, trajnerëve të mi dhe familjes sime, që më mbështesin gjithmonë”, – është shprehur mbrojtësi italian gjatë ceremonisë.

Çmimet e dhëna
Lojtari më i mirë i vitit: Kilian Mbape
Trajneri i vitit: Roberto Mançini
Skuadra më e mirë kombëtare e vitit: Italia
Portieri i vitit: Xhanluixhi Donaruma
Mbrojtësi i vitit: Leonardo Bonuçi
Skuadra më e mirë meshkuj: Çelsi
Lojtarja e vitit: Aleksia Putela
Skuadra më e mirë femra: Barcelona
Drejtori sportiv i vitit: Txiki Begirishtain
Çmimi i inovacionit: Serie A
Prokuratori i vitit: Federiko Pastorelo
Akademia më e mirë afrikane: Zed FC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë