Shendet

Globalizimi i vaksinës COVID

Zhvillimi dhe miratimi i vaksinave të sigurta dhe efektive COVID-19, më pak se një vit pas fillimit të pandemisë, është një arritje vërtet e jashtëzakonshme e që ofron shpresë se fundi i kësaj krize shkatërruese mund të jetë i dukshëm.

Ajo që do të pasojë në muajt e ardhshëm – apo edhe javët – do të jetë po aq e mrekullueshme: vaksinat COVID-19 do të vihen në dispozicion të njerëzve në të gjithë botën – jo vetëm në vendet më të pasura – në afërsisht në të njëjtën kohë.

Vaksinat do të arrijnë shumicën e qytetarëve të vendeve të pasura në tremujorin e parë të këtij viti, dhe shtetasit e vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta gjithashtu do të fillojnë t’i përdorin ato.

Shpejtësia dhe shkalla në të cilën po sigurohen vaksinat është e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme për t’i dhënë fund pandemisë  dhe është e mundur vetëm falë një shfaqjeje të paparë të solidaritetit global dhe mbështetjes shumëpalëshe për COVAX, mekanizmi qendror në përpjekjen globale të vaksinimit COVID-19, nisur vitin e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave (të cilën unë e drejtova).

COVAX do të lehtësojë shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinave gjatë vitit të ardhshëm, duke arritur njerëzit në 190 vende dhe ekonomi pjesëmarrëse, pavarësisht nga aftësia e tyre për të paguar. Në fakt, duhet të ketë doza të mjaftueshme për të mbrojtur të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social në të gjithë botën deri në mes të vitit 2021.

Dhe pavarësisht ndeshjes  me pjesën e tij të kundërshtuesve, programi ka vazhduar të tërheqë më shumë qeveri, politikëbërës ekonomikë dhe prodhues të vaksinave. Këta pjesëmarrës po nënshkruajnë sepse e pranojnë që COVAX është e vetmja zgjidhje globale e mundshme për krizën COVID-19.

Tani që kemi arritur këtë moment kritik, spekulimet nëse COVAX do të dështojë duhet të ndalen. Është koha të fillojmë të përftojmë  mbështetjen e nevojshme për të siguruar që ajo të ketë sukses në atë,  që është hartuar  të bëjë. Zhvillimi dhe miratimi i vaksinave është thjesht hapi i parë.

Për sa kohë që koronavirusi mund të transmetohet midis njerëzve, shumë do të vazhdojnë të infektohen dhe disa do të vdesin. Shpresa e kthimit në tregtinë normale, shkëmbimet dhe udhëtimet do të mbeten të parrokshme.

Në më pak se një vit, bota është bashkuar për të zhvilluar vaksina efektive COVID-19 dhe një platformë shumëpalëshe për alokimin e tyre në mënyrë më efikase në të gjithë botën. Por me rrezikun e nacionalizmit të vaksinave që ende duket i madh, tani është koha për të përfunduar punën.

Për t’i dhënë fund ciklit, ne nuk mund të vaksinojmë vetëm disa njerëz në disa vende; ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit kudo që janë. Megjithatë, ndërsa vaksinat janë shpërndarë, kërkesa ka tejkaluar furnizimin ende të kufizuar.

Në këto kushte, edhe nëse premtohen doza për pjesën tjetër të botës më poshtë, caktimi i vaksinave për ofertuesin më të lartë thjesht do të zgjasë krizën. Nacionalizmi i vaksinave është pikërisht problemi, të cilin COVAX mendohet ta zgjidhë.

Në trajtimin e COVID-19, ne duhet të shmangim një përsëritje të vitit 2009, kur një numër i vogël i vendeve të pasura blenë shumicën e furnizimit global të vaksinës së gripit H1N1, duke lënë pjesën tjetër të botës pa asnjë.

Meqenëse çdo qeveri kombëtare ka një detyrë të rendit të parë për të mbrojtur qytetarët e saj, nuk është për t’u habitur që rreth 35 vende kanë përfunduar tashmë marrëveshje bilaterale me prodhuesit farmaceutikë për vaksinat COVID-19.

Këto rregullime nuk janë ideale kur bëhet fjalë për përpjekjen globale të vaksinimit. Megjithëse COVAX është mjaft fleksibël për të zgjidhur këtë problem të veçantë, ai mund ta bëjë këtë vetëm për sa kohë që prodhuesit i sigurojnë asaj të njëjtën qasje në vaksina siç marrin qeveritë kombëtare.

Fatkeqësisht, ne tashmë po shohim që disa qeveri blejnë doza shumë më të mëdha sesa duhen, duke shtuar presionin mbi furnizimin global gjatë kësaj faze kritike fillestare.

Disa nga këto vende kanë treguar se do të dhurojnë porositë e tyre të tepërta, në këtë rast këto doza shtesë do të duhet të ridrejtohen sa më shpejt dhe sa më barabartë të jetë e mundur.

Mënyra më e mirë për të siguruar që ato janë,  është që qeveritë donatore të kalojnë përmes mekanizmit Gavi / COVAX  Angazhimit Të Tregut të Përparuar (AMC), i cili u krijua për të siguruar që vaksinat COVID-19 të vihen në dispozicion të njerëzve që jetojnë në 92 vendet e botës me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Deri më tani, COVAX ka siguruar rreth një miliard doza për njerëzit në këto vende, duke arritur marrëveshje me prodhuesit e disa prej kandidatëve më premtues të vaksinave. Por nevojiten edhe shumë doza të tjera. Të gjithë prodhuesit duhet të rritin hapat dhe t’i bëjnë vaksinat e tyre të disponueshme dhe të përballueshme për COVAX, në mënyrë që të ketë një shpërndarje globale në kohë.

Disa prodhues e kanë bërë tashmë këtë; dhe donatorët ndërkombëtarë kanë kontribuar me 2 miliardë dollarë që COVAX AMC i duheshin për vitin 2020. Por programit iu deshën 5 miliardë dollarë shtesë për 2021 dhe në dhjetor, Shtetet e Bashkuara ndanë 4 miliardë dollarë për Gavi në paketën e dytë të ndihmës COVID-19.

Në shkurt, pak njerëz imagjinuan se deri në fund të vitit do të kishim më shumë se një vaksinë të aprovuar dhe do të ishim në gjendje të jepnim doza në vendet me të ardhura të larta dhe më të ulëta njëkohësisht.

Por komuniteti global u bë bashkë dhe krijoi një platformë për të bërë pikërisht këtë. Gjithçka që  COVAX ka nevojë tani është mbështetja e mjaftueshme ndërkombëtare për të përfunduar punën./ Project Syndicate. Përktheu: Gazeta Si.

*Ngozi Okonjo-Iweala, një ish-drejtore menaxhues në Bankën Botërore dhe ish-ministre i financave të Nigerisë, është ish-Kryetare e Bordit të Gavi, Aleancës së Vaksinave dhe ish e Dërguari Speciale e Bashkimit Afrikan për COVID-19. Ajo është një bashkëpunëtore e dalluar në Institutin Brookings dhe një Drejtuese Publike Globale në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë