Drejtësia

Gledis Nano e Haki Çako,13 kandidatë për drejtimin e BKH-së

Nga Gazeta ‘SI’ – SPAK ka publikuar emrat e 13 kandidatëve për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në listë vërehet emri i Gledis Nanos, ish-drejtor i Policisë së Shtetit dhe Haki Çakos, ish-drejtor i Policisë dhe ish-drejtues i agjencisë së Mbrojtjes Kombëtare. Dër 13 kandidatët është vetëm një grua që synon postin drejtues të BKH-së, Marinela Pilinçi, e angazhuar në fushën e jurisprudencës.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

Lista:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë