Italia u kualifikua për në gjysmëfinale të Euro 2020, por në Londër atë do ta ndjekin nga afër shumë pak tifozë, vetëm 125, sepse kaq lejohen aktualisht.
"Final four i konfirmuar në ‘Wembley’? Beosj se po. Kemi komunikuar me disa federata dhe kemi diskutuar disa tema mjaft delikate. Kemi probleme për tifozët tanë në Londër, sepse janë të disponueshme vetëm 125 bileta për gjysmëfinalen me Spanjën dhe 1000 bileta për finalen. Ky është një kufizim shumë i fortë. E kuptoj që është pandemi dhe duhet të jetojmë me normat shtrënguese të qeverisë angleze.
Do të mundohemi të përmirësojmë diçka, do të jemi shumë të vëmendshëm, sepse nëse respektojmë rregullat, shmangim rrezikun. Por kuptohet, ta jetosh me këtë kufizim shpirtin e bukur të këtij sporti është penalizuese", - ka thënë Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, pas fitores ndaj Begjikës, që e çon Italinë në gjysmëfinalen e “Wembley”-it ndaj Spanjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.