Ekonomi

Gjysma e shteteve të botës i kanë kërkuar ndihmë financiare FMN-së prej Covid-19

Gjysma e shteteve të botës i janë drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për kredi urgjente në mënyrë që të mund t’i bëjnë ballë krizës financiare që iu është kanosur atyre prej koronavirusit.

Më shumë se 100 shtete gjer tani i kanë kërkuar FMN-së për asistencë emergjence, është shprehur Kristalina Georgieva drejtuesja manaxheriale e FMN-së në një takim me ministrat e financave të G20-s dhe guvernatorëve të bankave qëndrore ditën e djeshme.

Ajo shprehet se institucioni i FMN-së është gati t’a përdorë kapacitetin e tij të plotë të huadhënies prej 1 bilionë dollarësh, si dhe ka vënë në dukje se 10 vende gjer tani kanë marrë financim emergjent dhe gjysma e vendeve të mbetur do e marrin ndihmën financiare të kërkuar nga fundi i prillit.

Drejtuesja e FMN-së shprehet se, “ne po bëjmë të pamundurën përsa i përket masave ndihmuese që mund të ndërmarrim për vende të ndryshme dhe i inkurajojmë dhe bankat qëndrore që të shpenzojnë sa më shumë të munden”

“Por mbani faturat. Ne nuk duam që përgjegjshmëria dhe transparenca juaj të zejnë gjumë kur ne t’iu ndihmojmë gjatë kësaj krize”, shton ajo

Në një intervistë për CNBC shefja e ekonomisë e FMN-së Gita Gopinath e ka pranuar faktin se institucioni ka një reputacion të vendosjes së konditave të ashpra për vëndet që kërkojnë ndihmë financiare.

Por kësaj rradhe, “Ne po kërkojmë veçse për një gjë. Ju lutem paguajini doktorët e infermierët dhe sigurohuni se sistemi shëndetësor po ju funksionon dhe se njerëzit vulnerabël me ata që janë në vijën e parë të luftës janë të mbrojtur”, shprehet drejtuesja e FMN-së Georgieva në një intervistë televizive.

FMN është shprehur të martën se pret që GDP-ja botërore të tkurret me 3% në 2020-ën si dhe të përjetohet një reçesion shumë më i keq se ai që ndodhi gjatë krizës financiare të 2008-s. Ky përbën një kthim 180 gradë përsa i përket parashikimit të mëparshëm që ajo ka dhënë në janar e ku priste një rritje ekonomike në botë prej 3.3% këtë vit.

Burimi: CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë