Analize

Gjysma e gjermanëve kundër emigrantëve!

Edhe pse Gjermania vazhdon të jetë “ëndrra” e shumë emigrantëve shqiptarë, qëndrimi i vetë gjermanëve ndaj emigracionit është tanimë shumë me armiqësor në krahasim me vitin e kaluar, aq sa një në dy gjermanë është kundër të ardhurve nga Ballkani, Lindja e Mesme, Afrika, apo Turqia.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, një numër gjithnjë e më i madh gjermanësh besojnë se emigrantët po sjellin uljen e pagave dhe mirëqenies. Edhe pse kërkesar për azil janë pësuar rënia partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, po përfiton nga kjo retorikë, është duke u përgatitur për të postuar rezultate të mira zgjedhore në Saksoni dhe Brandenburg këtë të dielë (1 shtator).

Një studim afatgjatë i kryer nga fondacioni Bertelsmann, rezultatet e të cilit u botuan të enjten tregoi se në fakt argumentet e AfD-së kishin mbështetje të gjerë në mesin e qytearëve. Më shumë se 2,000 njerëz u intervistuan dhe rezultatet u krahasuan me studime të ngjashme të bëra në shtatë vitet e kaluara. Megjithatë, “fotografia” është shumë e qartë.

"Perceptimi mbi emigracionin është përkeqësuar. Njerëzit shohin si mundësi, ashtu edhe rreziqe, "tha Orkan Kösemen, një nga autorët e studimit.

Sipas studimit, dy të tretat e popullsisë besojnë se emigrantët janë të mirëpritur në vend. 65% e të anketuarve të anketës e shohin emigracionin si një mundësi për ekonominë, e cila ka qenë e rrënuar për vite me radhë nga mungesa e punëtorëve.

Një në dy gjermanë kundër emigrantëve. Gazeta Si, 30 gusht 2019

Por një në dy gjermanë aktualisht konstaton se Gjermania nuk mund të pranojë më refugjatë sepse e ka arritur kufirin e saj. Sipas Eurostat, përqindja e të huajve (qytetarë pa pasaportë gjermane) është rritur me afro 62% në dhjetë vitet e fundit

Gjermania tashmë po ndjen efektet e ndryshimit demografik, dhe kompanitë shpesh kërkojnë me ngul shtimin e fuqisë punëtore. Një ligj i ri për emigracionin e profesionistëve, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2020, është hartuar për të tërhequr edhe më shumë punëtorë të huaj të kualifikuar në Gjermani.

Sipas Kösemen, gjermanët janë të vetëdijshëm për mundësitë ekonomike të ofruara nga emigracioni, por bëjnë një dallim midis punëtorëve emigrantë dhe refugjatëve.

Sipas tij, 64 % e gjermanë janë më pak të gatshëm të pranojnë emigracionin për shkak të krizës së refugjatëve të vitit 2015.

Shqetësimi më i përhapur është se emigrantët janë një barrë për sistemet e sigurimeve shoqërore. Rreth 71% e të anketuarve në studim janë pajtuar me këtë pikëpamje dhe dy të tretat e gjermanëve i tremben gjithashtu rrezikut të konflikteve midis emigrantëve dhe shtetasve gjermanë.

Në disa raste, autorët e studimit zbuluan dallime të konsiderueshme rajonale midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

“Kur përballesh me emigracionin, aseti më i nevojshëm është përvoja. Kjo lloj përvoje i mungon Gjermanisë Lindore. Në Perëndim, u deshën dekada që rajoni ta shihte veten si miqësor me emigracionin, por në Lindje qytetarët janë më skeptikë "shpjegoi Kösemen.

Për më tepër, edhe arsimi gjithashtu duket se luan një rol të rëndësishëm në qëndrimet negative ndaj emigracionit.

"Njerëzit me nivele më të ulët arsimimi shpesh punojnë në profesione me të ardhura më të ulëta. Kjo krijon shqetësime se emigracioni i tepër do të ulë pagat," tha Kösemen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Gazeta Si, 30 gusht 2019

Që nga viti 2015, Gjermania ka mirëpritur më shumë refugjatë se çdo vend tjetër evropian.
Po ashtu me hyrjen nga fuqi të ligjit të ri, qytetarët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do ta kenë tanimë shumë më të lehtë të punësohen në Gjermani, pasi qeveria e kancelares Angela Merkel do të lehtësojë ndjeshëm rregullat për punonjësit e huaj dhe emigrantët e parregullt.

Sipas rregullave të reja, emigrantët pa leje qëndrimi, të cilët mund të jenë në pritje të vendimit pas aplikimeve për azil ose në pritje të dëbimit, mund të qëndrojnë në Gjermani, në qoftë se janë të punësuar dhe mund të vërtetojnë se janë integruar në strukturën e shoqërisë gjermane.

Marrëveshja përcakton gjithashtu edhe punësimin e punëtorëve jashtë BE-së për profesione si kuzhinierë, punëtorë metalurgjie ose teknik IT. Ata mund të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të gjetur punë, me kusht që të flasin gjermanisht. Sipas mediave perëndimore, fuqia punëtore nga blloku prej rreth 500 milionë banorësh nuk mjafton për të mbajtur ekonominë gjermane.

Ekspertët thonë se punësimi i emigrantëve të kualifikuar është mënyra e vetme për përmbushur nevojat e bizneseve gjermane. Partitë e koalicionit gjerman ranë dakord për një ligjin e ri të emigracionit, me qëllimin e thithjes së fuqisë së kualifikuar punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Europian, për të mbushur numrin rekord të vendeve bosh dhe për të stabilizuar sistemin publik të pensioneve. Punësimi i lartë dhe papunësia e ulët kanë shkaktuar një ngërç në ekonominë më të madhe të Europës. Meqë fuqia punëtore e Gjermanisë pritet të tkurret gjatë dekadave të ardhshme për shkak të popullsisë së plakur dhe nivelit të ulët të lindjeve, emigrantët konsiderohen si vendimtarë për të ndihmuar firmat të gjejnë punëtorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë