Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Rama, i cili ka treguar se në gjyqin për shpifje me demokratin, avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.
Me anë të një postimi në X, Bardhi i ka cilësuar të pavërteta akuzat e kreut të qeverisë, ndërsa ka ironizuar duke thënë se: “Koordinatori të paska ngrënë ‘dardha e mollë’ pas shpine! Pyete edhe një herë ‘koordinatorin juridik’ se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”
Më tej Bardhi shkruan se sipas tij, Rama s’ka kuptuar gjë, dhe se kryeministri duhet të ndajë mendjen se për kë ka shpifur deputeti i PD.
2/2. Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 25, 2025
“Deri tek ‘molla e dardha’ e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin”, shkruan Bardhi.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama pretendon se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.
“Gjyqi është me Edi Ramën dhe per shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit”, shkruan Rama, i cili thotë se nuk kanë prova ndaj shtyjnë seancat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




