Biznes

Gjyqi i Facebook “dënoi” edhe bizneset online në Shqipëri

“Luftë biznesesh për mbijetesën online,”- tregon Djana, drejtuese  e “Memorycraft”, një biznes qëndistarie tërësisht online që nga gjeneza e tij. 

Djana tregon se pandemia, sidomos ditët e izolimit total favorizoi bizneset të orientuara nga tregtia ë online pasi njerëzit nuk kishin ku të drejtoheshin tjetër dhe këto biznese ishin e vetmja mundësi. Gjatë kësaj kohe shitjet u dyfishuan dhe u hapën një numër i madh biznesesh online, mbështetur dhe në pasionet apo talentet e individëve.

Fillimisht kompanitë e rrjeteve sociale dispononin shumë hapësirë për bizneset online dhe promovimin e tyre. Bizneset online promovoheshin tek përdoruesit, dhe akoma më shumë nëse paguhej një vlerë minimale nga 5$ në 10$. Mirëpo një algoritëm i tillë shqetësoi përdoruesit e hapësirës virtuale me pretendimin e dhunimit të privatësisë dhe anonimitetit. Liderët e Bashkimit Europian thirrën në gjyq Mark Zuckerberg drejtuesin e Facebook dhe Instagram mbi përdorimin e të dhënave të individëve. 

Një gjyq i Mark Zuckerberg, drejtuesit të Facebook dhe Instagram vendosi dhe fatet e bizneseve me bazë në-linjë në Shqipëri.

Kompanitë mediatike u detyruan të bëjnë disa ndryshime në mënyrën e tyre të operimit që solli dobësimin e performancës së bizneseve. Ra numri i vizitorëve dhe sigurisht numri i blerësve. Përdoruesit ishin inaktivë dhe mungonin reagimet.  

Të njëjtën gjë konfirmon dhe drejtuesja e një tjetër biznesi online për aksesorë dhe veshje, Anxhela Zani nga ”Hermosa”,  tregon për gazetën “SI” se ky ndryshim ka përgjysmuar vizitorët dhe blerësit në një diferencë kohore prej 6 muajsh, madje ka rritur dhe shpenzimet.

“Nëse më parë për një promocion online prej 10 usd më ofroheshin mbi 25 mijë vizita nga klientë potencialë, tani duhet të pagujë 18 usd që të arrijë të paktën 20 mijë,”-u shpreh Anxhela.

Djana nga “Memorycraft” tregon se sado klientë ta vizitojnë faqen e biznesit në një ditë, të nesërmen shifrat luhaten dhe i duhet që ta nisë promocionin nga fillimi çdo ditë. Nga kjo, Djana tashmë ka hequr dorë nga promocioni online duke e lënë biznesin e saj nën efektin e një klientele të pa stimuluar.

“Tani rrjetet sociale kërkojnë më shumë para për sponsorizimin, ndërkohë që vetë ato e kanë ulur suportin për bizneset,”-u shpreh ajo.

Një lojë kukafshehti ku rrjetet sociale kërkon përdoruesit për t’i shfaqur një produkt dhe përdoruesit janë “fshehur” dhe mund të arrijnë tek produkti nëse duan ato dhe jo e anasjellta.

Ndonëse, bizneset me bazë online u zhvilluan pikërisht nga mediat sociale, tashmë e kanë të vështirë të ruajnë ekuilibrin dhe akoma të vështirë individët që mund të zgjedhin platformat online  për ngritjen e një biznesi. Dëshira e bizneseve fizike për të qenë pjesë e botës virtuale si një metodë efektive për të rritur të ardhurat, i ka “kërcënuar” bizneset online akoma më shumë. Ka shkaktuar një lëmsh të madh dhe ka zhvilluar konkurrencën e njëjtë si në një treg tipik. Gjithashtu, shtimi i numrit të bizneseve online e ka komplikuar më shumë tregun virtual të shitjeve. Më pas, masa e madhe e tyre u mbyllën. Kjo ndodhi se përveç rritjes së numrit të blerjeve, klientët me shumë kohë të lirë në duar rritën dhe standardet e blerjeve. Sjellja konsumatore u lartësua, u hoqën produktet skarcitet dhe ky veprim iu bë ves klientëve dhe vazhdojnë ta vënë në funksion dhe tani.

Drejtuesja e “Memorycraft” parashikon një rritje të biznesit online, përkrahë territorit të vështirë ku janë vendosur që kanë. “Klientët po përshtaten me tregtinë onlinë, ndërkohë që produktet përmirësohen me rritjen e standardeve të vetë konsumatorëve, çmimet mbeten të njëjta dhe tregu është fleksibël,”-tha ajo.

E vetmja gjë që klientët shqiptarë nuk “negociojnë”, sipas Djanës,  është përdorimi i kartave për transaksionin e parave, ku 90% e klientëve përdorin pagesat në Cash.

Biznesi online nuk është aq i lehtë sa mendohet, e ca me tepër kur askush nuk e di si do të zgjohet Marku dhe çfarë ndryshimesh mund të bëjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë