Ne rrjet

Gjyqi i Diddy/ Dëshmon reperi Kid Cudi: Më hyri me forcë në shtëpi dhe më hodhi molotov në makinë

Reperi Kid Cudi ka dëshmuar kundër manjatit të muzikës, reperit P.Diddy.

Në dëshminë e tij, Cudi thotë se Diddy i ka shkaktuar dëme dhe i ka bërë presion gjatë kohës që vetë Cudi ishte i lidhur me Cassie, ish-partnerja e Diddy, që e akuzon për dhunë seksuale.

Reperi Kid Cudi, emri i vërtetë Scott Mescudi tregoi se gjatë vitit 2011, kur kishte një lidhje me Cassie Ventura shtëpia e tij u shkatërrua nga persona të panjohur, qeni iu mbyll në banjë dhe më pas një koktej molotov iu hodh në Porsche-n blu që qëndronte në hyrje të shtëpisë.

Gjatë bisedës, Cudi i kërkoi llogari për makinën e djegur, por Diddy iu përgjigj: “Nuk di për çfarë po flet.” Reperi theksoi se nuk e besoi këtë përgjigje dhe mendonte se ai po gënjente.

Në një takim të dytë vite më vonë, gjithashtu në Soho House, Diddy i tha se donte të kërkonte falje për gjithçka, sipas dëshmisë së Cudit, i cili shtoi se kishte vendosur të bëjë paqe me të kaluarën.

Ai përfundoi lidhjen me Ventura për shkak të frikës për sigurinë e të dyve, duke shtuar se e konsideronte Combs si person të dhunshëm.

Diddy, me emrin e vërtetë Sean Combs po përballet me akuza që përfshijnë abuzim, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Nëse ai shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Disa nga akuzat më të rënda bien nën akuzën e shantazhit, që përfshin akuzat për rrëmbim, drogë dhe detyrim të grave për seks, dhe kërcënimin e tyre me armë zjarri ose dhunë.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në seancat e mëparshme, Cassie Ventura ka dëshmuar për abuzime të rënda fizike, emocionale dhe seksuale që pretendon se ka përjetuar nga Combs./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë