Nga Gazeta Si - Gjyqi për shpifjen e Johnny Depp dhe Amber Heard, është kthyer në film vetëm katër muaj pas vendimit përfundimtar.
Një trailer për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua të mërkurën (28 shtator) me aktorë Mark Hapka dhe Megan Davis, ndërsa filmi është planifikuar të dalë të premten falas në platformën Tubi.
Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard përfundoi në qershor dhe ishte një nga ngjarjet më të përfolura të vitit. Tërhoqi shumë vëmendje dhe tani do të kthehet në film, për njerëzit që nuk e kanë shumë të qartë.
Në prill, ish-çifti iu drejtua gjykatës për shkak të një padie për shpifje të ngritur kundër Heard nga Depp për atë që ajo tha se e akuzonte atë në mënyrë të rreme për abuzim bashkëshortor. Duke shfaqur fragmente nga paraqitjet në sallën e gjyqit dhe marrëdhëniet e tyre, traileri tregon se filmi po merr nga ngjarjet e jetës reale.
Pamjet e para shfaqnin Davis si Heard dhe Hapka duke portretizuar Depp të ulur në sallën e gjyqit.
Aktorët janë përpjekur të rikthejnë pamjen e Depp dhe Heard, si dhe shprehjet dhe mënyrën e të folurit. Filmi ka përfshirë pjesë të paragjykimeve dhe fushatës së mediave sociale kundër Heard-it, ndërsa një reporter dëgjohet duke thënë: “Është dita e parë e gjyqit për shpifje Depp kundër Heard. Edhe pse fansat po tregojnë mbështetje për të dyja palët, këtu ka një të preferuar”. Në një rast tjetër, është shtuar një video, e cila sulmon aktoren e Aquaman, duke thënë se ajo thjesht dëshiron ‘pak vëmendje’”.
“Hot Take: The Depp/Heard Trial” është një film origjinal i bazuar në gjyqin e diskutueshëm të shpifjes që tronditi botën”, lexohej në mbishkrim. Duke luajtur Mark Hapka në rolin e Depp dhe Megan Davis në rolin e Heard, kasti përfshin gjithashtu Melissa Marty në rolin e avokates së Depp Camille Vasquez dhe Mary Carrig bashkohet si avokatja e Heard, Elaine Bredehoft.
Shkruar nga Guy Nicolucci dhe me regji nga Sara Lohman, filmi është prodhuar nga Brittany Clemons, Angie Day, Marianne C. Wunch, Hannah Pillemer dhe Fernando Szew.
Rasti përqendrohet në një kolonë të shkruar nga aktorja e “The Rum Diary” dhe e shtypur në The Washington Post në dhjetor 2018, në të cilën ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, e cila u sulmua në internet pas pretendimeve të saj për sulm. Pas një gjyqi gjashtë-javor, një juri prej shtatë personash përcaktoi në qershor se Heard kishte shpifur qëllimisht.
Ekipi i Heard donte të apelonte vendimin.
“Ne besojmë se gjykata bëri gabime që penguan një vendim të drejtë në përputhje me Amendamentin e Parë”, tha një zëdhënës i saj.
“Entertainment Weekly” kontaktoi aktorin e “Pirates of the Caribbean” për një koment mbi apelin dhe zëdhënësi i tij u përgjigj: “Juria dëgjoi provat e gjera të paraqitura gjatë gjyqit gjashtë-javor dhe arriti në një vendim të qartë dhe unanim që vetë e pandehura e shpifi. Ne mbetemi të sigurt në rastin tonë dhe se ky aktgjykim do të qëndrojë”.
Gjyqi Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County, Virxhinia nga prilli 2022 deri në qershor 2022.
Juria doli në favor të Depp, të cilit iu dhanë 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Heard. Dëmet ndëshkuese më vonë u ulën në 350,000 dollarë për shkak të një kufiri të vendosur nga ligji i shtetit të Virxhinias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.