Futboll

Gjykata zvicerane rrëzon pretendimet e dy ish-zyrtarëve të Skënderbeut

Gazeta Si – Gjykata e Lartë Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë një çështje për shpifje, të ngritur nga dy ish-zyrtarë të klubit të Skënderbeut. Klubi korçar është dënuar më parë nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga Kupat e Europës për përfshirje në baste.

Këtë dënim Skënderbeu vazhdon ta vuajë ende. Edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) la në fuqi vendimin, por çështja në fjalë në fakt është tjetër.

Ekipi i Skënderbeut para një ndeshjeje europiane. Gazeta Si, 23 korrik 2022

Një ish-trajner dhe një ish-sponsor i klubit korçar, emrat e të cilëve nuk përmenden, paditën zyrtarët e UEFA-s për prishje imazhi, sepse përmendeshin në raporte si kriminelë.

Ish-trajneri dhe ish-sponsori fituan në shkallën e parë, në gjykatën e Vaud. Vendimi u anulua më pas nga Apeli, ndërsa tani vjen edhe vendimi i Gjykatës së Lartë.

Gjyqtarët konstatuan se raporti nuk i përmendte ankuesit si kriminelë, por thjesht që kishin lidhje me rrjetin e basteve dhe zyrtarë të korruptuar. Gjykata e ka argumentuar vendimin me faktin se raporti ishte publikuar në mirëbesim dhe nuk kishte për qëllim dëmtimin e ankuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë