Ka ndodhur

Gjykata lë në burg Mhill Gegën, përplasi qëllimisht bashkëfshatarin në Mirditë

Të shtunën Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjecarin Mark Gjeta, ku si pasojë e përplasjes Gjeta ndërroi jetë.
Policia më herët ka njoftuar se ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës dhe shkak u bë një debat mes autorit dhe viktimës.
Në sallën e gjyqit autori ka shfaqur pendesë, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë