Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edjen Dinon, 18 vjeçari i cili u arrestua si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku 3 ditë më parë në këtë qytet.
Prokuroria e përfaqësuar nga Ritvan Suka kërkoi “arrest me burg” për 18 vjeçarin, masë e cila u pranua nga gjyqtarja Maliqi.
Gjatë arrestimit, 18 vjeçarit ju gjetën një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike. Ndërkohë ende në kërkim është një tjetër 18 vjeçari i cili dyshohet të ketë qëlluar me pistoletë.
Madrid Ulqinaku, 33 vjeç u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




