Ngjarje

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin për profesionet e lira

Nga Gazeta Si- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesërisht ligjin për tatimet për profesionet e lira.

Gjykata shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nuk u respektua parimi i sigurisë jurdike si dhe parimi i proporcionalitet dhe se katëgoritë do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

"Tatimi 15% ndaj kësaj kategorie filloi të zbatohej menjëherë pa u dhënë kohë të përshtateshin. Norma 15% nuk e kalon testin e proporcionalitetit pasi vetë ligjvënësi e ka përjashtuar për kategoritë e tjera", thuhet në vendimin e GJK.

Në kushtetuese janë dorëzuar 3 padi. Fillimisht nga deputetët e opozitës, më pas nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe nga profesionistët si avokatë, përkthyes, financier, agjentë të shitjeve etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë