Ka ndodhur

Gjykata i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e burgut 313, Eduart Struga

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit të kaluar.

SPAK mori të pandehur bashkë me të edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës, Florian Ahmetaj.

Po ashtu, GJKKO thotë se SPAK nuk ka kryer hetime të plota për çështjen në fjalë.

Dy zyrtarët e burgut “Jordan Misja” u kallëzuan nga një biznesmen që kishte një makinetë kafeje me monedha në institucion. Ai pretendoi se i ishte kërkuar ryshfet nga zyrtarët e burgut për të shtuar numrin e makinetave, ndërkohë që disa të tilla ishin futur nga biznesmeni i arrestuar Ervin Kërtulli.

Sipas SPAK-ut, mbajtja në përgjim telefonik dhe ambiental të të kallëzuarve ngriti dyshime se Kërtulli kishte dhënë rreth 550 mijë lekë ryshfet tek zyrtarët në këmbim të lejimit të ushtrimit të aktivitetit tregtar brenda burgut. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë