Lojëra me Dore

Gjykata i jep të drejtë Gjokoviçit, shtypi serb shkruan për arrestim të tenistit


“Një vendim i padrejtë”. Me këto fjalë gjykatësi Kelly vendosi që Novak Gjokoviç ta vazhdojë normalisht aventurën e tij australiane, duke hedhur poshtë vendimin e qeverisë. Numri 1 në botë për momentin e ka fituar betejën dhe mund të lërë “Park Hotel”-in e tmerrshëm, ku ishte “burgosur”, dhe mund të fillojë përgatitjet në Melburn për “Australian Open”, duke tentuar të fitojë për herë të 10-të në karrierë.

Gjykatësi Kelly ka hedhur poshtë kështu vendimin e “Australian Border Force”, që kishte anuluar viston e Gjokoviçit. Sipas vendimit të gjykatës, tenistit serb duhej t’i dorëzohet menjëherë pasaporta dhe gjithçka personale. Në motivin e vendimit të gjykatës shkruhet se “Nëse Gjokoviç do të kishte më shumë kohë që të konsultohej me avokatët e tij, do t’i ishte përgjigjur në mënyrë më të qartë ‘Border Force’”.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 10 janar 2022

Por kjo çështje mund të mos mbyllet këtu, sepse qeveria qendrore australiane mund ta ankimojë vendimin. “Nuk ka asnjë njoftim se personi mund të ketë pasur një sëmundje akute në dhjetor, kur ka rezultuar pozitiv”, – ka thënë ministrja e brendshme Karen Andrews. Priten të tjera zhvillime dhe nuk do të ishte çudi që Gjokoviçit t’i anulohet vistoja për herë të dytë.

Shtypi serb ndërkohë shkruan se Novak Gjokoviç është arrestuar, duke iu referuar një deklarate të vëllait të tenistit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë