Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka vendosur të heqë masën e “pezullimit nga detyra” për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si dhe sekretarin e këtij institucioni, Ilir Shulku. I pezulluar mbetet Ardian Haçi, i akuzuari i tretë.
Hetimi ndaj dy drejtuesve më të lartë të qeverisë së futbollit shqiptar do të vazhdojë pa masë sigurie. Ata akuzohen nga Prokuroria për “shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh”.

Para asamblesë zgjedhore të 2 marsit, kur Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së për herë të 6-të, Gjykata e Tiranës mori masën e pezullimit nga detyra të tij dhe Shulkut. Duka e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa tani Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra, ndërsa hetimi vazhdon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




