Me një vendim unanim, gjyjatësit James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan kanë hedhur poshtë rekursin e Novak Gjokoviçit kundër anulimit të dytë të vistos, kështu që numri 1 në botë i tenisit duhet të largohet nga Australia.
“Do të marr kohë për të pushuar dhe për të marrë veten. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer nga sentenca” – ka thënë Gjokoviç, i cili ka humbur turneun dhe duhet të kthehet në Serbi. Avokatët e tij kanë bërë me dije se do ta vazhdojnë betejën ligjore, por koha teknike për një seancë tjetër nuk e lejon Gjokoviçin të zbresë në fushë. Në vend të tij në tabelë është futur Salvatore Caruso, numri 150 në botë.

Gjykata Federale ka bërë të qartë në vendimin e saj se nuk ishte një rekurs kundër vendimit të qeverisë ekzekutive, por detyra e saj ishte thjesht të vlerësonte, nëse vendimi i ministrit të emigracionit Alex Hawke ishte i jashtëligjshëm, irracional, apo i paarsyeshëm. Dhe u arrit në konkulizonin se ishte një vendim korrekt.
“Respektoj vendimin e gjykatës dhe do të bashkëpunoj për organizimin e nisjes sime. Ndjej keqardhje për faktin se këto javë vëmendja ka qenë tek unë dhe tani shpresoj që të spostohet te loja dhe turneu që dua. Ju uroj më të mirën lojtarëve, stafeve dhe tifozëve të Australian Open. Falëndëroj familjen dhe miqtë për mbështetjen”, – u shpreh Gjokoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



