Drejtësia

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës ‘arrest në burg’

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së “arrestit në burg” të caktuar ndaj tij në maj të 2022 pas operacionit “Plumbi i Artë”.

Nga arratia, Suel Çela ankimoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Çela u shpall në kërkim në atë kohë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ky i fundit tregoi se kishte marrë porosi nga Çela për të vrarë biznesmenin Lulzim Masha.

Nga ana tjetër, Çela u shpall në kërkim në operacionin e fundit ku kërkohet si kreu i një organizate kriminale që operon në qytetin e Elbasanit.

Referuar deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, SPAK e akuzon Çelën si porositës të vrasjes së biznesmenit Lulëzim Masha dhe të Elton Kilës.

Javët e fundit, grupi i Suel Çelës u godit sërish nga SPAK, i cili thotë se ka zbuluar tentativën e vrasjes së Ardian Çapjes me snajper, si dhe disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre edhe tentativat për të trafikuar kokainë nga Amerika Latine.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë