Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi “arrestin me burg” për ish-presidentin Ilir Meta, i cili në një ankimim kërkoi lirimin nga qelia.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se do të vazhdojë me kërkesën për zëvendësimin e masës.
“Është keqardhje e madhe kjo. Mos mendojë se tallen me ne. Nuk tallen me ne, kot e kanë. Me mua nuk kanë shanse për t’u tallur. Unë vij bëj procedurën, por mos kujtojnë se tallen me ne”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Ai hodhi akuza edhe ndaj gjyqtarëve që sipas tij nuk u ngritën në lartësinë e detyrës së tyre. “Këta janë gjyqtarë të varur nga opinioni publik”, tha Cakrani.
“Zoti Meta nuk është thjesht një ish-president. Është kryetari i Partisë së Lirisë, është numri i dytë i opozitës dhe do ketë grupin parlamentar në Kuvend. Nëse doni ta quani aty është i paraburgosur dhe normale, kjo nuk është normale”, shtoi ai.
SPAK ka dërguar në gjyq dosjen ndaj Metës dhe Monika Kryemadhit, duke i akuzuar ata për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë gjithashtu edhe tre persona të tjerë, përfshirë nënën e Kryemadhit.
Gjyqtare e caktuar me short për të marr në shqyrtim kërkesën e SPAK për të çuar në gjyq ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe tre të tjerë, është Irena Gjoka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



