Gjykata e Lartë ka zgjedhur Sandër Becin si anëtarin e tetë të Gjykatës Kushtetuese, duke marrë në këtë institucion vakancën e lënë nga Flamur Hoxha.
Beci u zgjodh me shtatë vota pro dhe katër kundër nga mbledhja e përgjithshme e Gjykatës së Lartë, që vetë përbëhet nga 11 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë në total.
Pas këtij votimi, hapi tjetër është dekreti i Presidentit Meta, që e çon zyrtarisht Sandër Becin në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e vakancës së lënë nga Flamur Hoxha, i shkarkuar nga vettingu.
Kjo do të thotë se Sandër Beci nuk do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar, por do të ulet si anëtar i Kushtetueses për tre vjet, aq sa ka mbetur nga mandati i nisur nga Flamur Hoxha.
Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë edhe emrin që do të zëvendësojë Vitore Tushën, me mandat të përfunduar prej kohësh. Me zgjedhjen e Sandër Becit, kandidaturat që janë dorëzuar në KED janë Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj dhe Juliana Latifi.
Procesi ngre dyshime mbi interpretimin që i bëhet ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2016, ligji parashikon në nenin 7/ç të tij se:

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka 11 anëtarë nga 19 të tillë që duhet të ketë për t’u quajtur e plotë. Në këtë rast, zgjedhja e zëvendësuesit të Flamur Hoxhës u bë me pjesëmarrjen e tre të katërtave të 11 anëtarëve aktualë të Gjykatës së Lartë, jo të 19 anëtarëve të plotë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.