Gazeta Si- Gjykata e Lartë refuzon Donald Trumpin për fodnet lidhur me USAID-in (Agjencisë Amerikane për të Drejtën Ndërkombëtare) dhe vendos që pagesat prej dy miliardë dollarësh që u detyrohen kontraktorëve që kanë përfunduar tashmë punën e tyre, duhet të rifillojnë.
Gjykata, me pesë vota pro dhe katër kundër, hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të refuzuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm në disa aspekte. Para së gjithash sepse vjen nga organi më i lartë gjyqësor i SHBA-ve. Së dyti, paneli përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të emëruar nga Trump.
Mbetet për t’u parë nëse vendimi krijon një precedent që do të “eskalojë” në vendimet e gjykatave të tjera, të cilave do t’u drejtohen ankesat kundër shkurtimeve drastike të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.
Gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh u shprehën kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Padia u shkaktua nga apelimi i dy kontraktorëve kryesorë të USAID-it, Koalicionit për Mbrojtjen e Vaksinave për AIDS dhe Këshillit Global të Shëndetit: të dy kishin shkuar në gjykatë për të kundërshtuar shkurtimin e financimit të administratës.
Këtu, një gjykatës i parë federal, Amir Ali, i emëruar nga Biden, lëshoi një urdhër të përkohshëm për të rivendosur dy miliardë dollarë pagesa, ndërsa priste të shqyrtonte aspektet e çështjes.
Administrata Trump e kishte quajtur urdhrin e Ali-t “tepër ndërhyrës dhe thellësisht të gabuar” dhe kundërshtoi faktin se afatet për respektimin e borxhit të vendosur nga gjyqtari ishin shumë të rrepta dhe të pazbatueshme. Në fund, “ai hodhi në kaos atë që duhet të ishte një rishikim i rregullt nga qeveria”.
Veprimet e USAID-it kanë qenë një nga objektivat kundër të cilit administrata Trump (dhe “krahu i saj i armatosur”, Doge i drejtuar nga Elon Musk), është kthyer që në ditët e para.
Agjencia ishte quajtur një strofkë e “të çmendurve radikalë”. Programet e ndihmës humanitare prej miliarda dollarësh që përbënin “fuqinë e butë” të SHBA-së në ato zona, janë shkurtuar ose pezulluar.
Disa nga urdhrat e para ekzekutive të Trump, kishin të bënin me USAID-in: tabela e selisë së agjencisë në Uashington u hoq me urdhër të presidentit.
Shkurtimi i përgjithshëm i buxhetit që Shtëpia e Bardhë dëshiron t’i imponojë USAID-it është deri në 92%.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “në fund të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID-it… duke përfshirë këstet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, u identifikuan afro 5,800 përvetësime me vlerë 54 miliardë dollarë për t’u eliminuar si pjesë e agjendës së parë të SHBA-ve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




