Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi pretendonte për shkelje proceduriale gjatë hetimeve të kryera nga SPAK dhe kishte kërkuar rrëzimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së dhe ndryshimin e masës “arrest me burg“.
Në njoftimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se trupa gjykuese vendosi: “Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga Erion Veliaj kundër vendimit 228(87-2025-359) datë 20.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Ndërkohë, Gjykata Administrative ka caktuar datën 3 prill për seancën sa i takon padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të posaçëm, Olsi Dado.
Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se ai nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë pozicion.
Tanimë, është mbushur plot 1 vit që prej arrestimit të kryebashkiakut, ndërsa çështja e tij kaloi për gjykim më 9 shkurt.
Kryebashkiaku u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje