Drejtësia

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës për sekuestron e vilës në Qerret

Gazeta Si – Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e bërë nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa dhe nënës së saj, Valbona Xoxa.

Në rekurs kundërshtohej vendimi i Apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK.

Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars

Ajola Xoxa, është vënë nën hetim nga SPAK bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme, thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë