Fatmir Mediu e ka humbur betejën ligjore në Gjykatën e Lartë, ku dorëzoi kërkesën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i dha dritën jeshile SPAK për të rihapur dosjen “Gërdeci”.
Pëmes avokatit të tij, kreu i Partisë Republikane dorëzoi rekursin me pretendimin se vendimi i Apelit të Posaçëm ishte në shkelje të ligjeve të vendit dhe parimit se i njëjti person nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat akuza.
Mbrojtja u ngrit edhe në pretendimin se vendimi i Apelit të Posaçëm rrëzon një vendim të mëhershëm të Gjykatës së Lartë për këtë çështje, duke shkelur kështu parimin e hierarkisë në sistemin e drejtësisë, ku një gjykatë e një shkalle më të ulët rrëzon një vendim të një gjykate më të lartë.
Ndërkohë, SPAK e mbrojti vendimin e rihapjes së “Gërdecit” me pretendimin se akuzat e ngritura tani nuk janë gjykuar në procesin gjyqësor maratonë që pasoi në Gjykatën e Lartë tragjedinë e 15 marsit 2015.
Me këtë vendim, i hapet rruga nisjes së procesit gjyqësor në Apelin e Posaçëm, ku Fatmir Mediu pritet që të jetë personi i parë që do të merret në pyetje.
26 persona humbën jetën nga shpërthimi në fabrikën e demontimit në Gërdec, qindra mbeten të plagosur dhe u shkaktuan me miliona lek dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.