Drejtësia

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën për Rekurs nga Redjan Rraja, i cili kundërshton dënimin me burg të përjetshëm.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën, i akuzuar si ekzekutor në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.

Më 11 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, në të cilin udhëtonin prokurori Arian Ndoja, Aleksander Laho dhe shoferi Andi Maloku.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur Arian Ndoja, dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë