Drejtësia

Gjykata e Lartë rikthen në detyrë prokurorët e SPAK-ut

Gazeta Si – Dy prokurorët e SPAK-ut, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, do të rikthehen në detyrë.

Përmes një vendimi të marrë këtë të enjte nga Gjykata e Lartë, është rrëzuar vendimi i Apelit Administrativ, i cili e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve.

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit Administrativ dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK.

Me një vendim të datës 27 maj Gjykata Administrative e Apelit shpalli të pavlefshëm vendimin për renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu.

Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë.

Gjykata pranoi padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë