Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Për tre vende vakante si anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kanë aplikuar 6 gjyqtarë, prej të cilëve në bazë të disa kritereve do të zgjidhen vetëm 3.
Dy kandidatura vijnë nga Gjykata e Lartë, ndërsa të tjerët nga Gjyktatat e Apelit dhe të rretheve.
Më konkretisht, Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë; Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër; Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë; Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjykata e Lartë njofton se brenda shtatë ditëve do të kryhen verifikimet e tyre dhe do të shpallen kandidaturat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



