Drejtësia

Gjykata e Lartë lë në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit Admir Thanza

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga prokuroria në procesin ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit që e shpalli atë të pafajshëm.

Vendimi u dha nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili konfirmoi se nuk qëndronin akuzat ndaj Thanzës për falsifikim dhe shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Ish-gjyqtari Thanza ishte vënë nën hetim dhe më pas ishte dënuar në shkallën e parë, me pretendimin se kishte fshehur një vendim të një gjykate italiane në deklarimet zyrtare.

Por në vitin 2022, Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke e shpallur të pafajshëm dhe duke konkluduar se akuzat nuk ishin të provuara.

Tashmë, edhe Gjykata e Lartë ka vulosur përfundimisht pafajësinë e ish-gjyqtarit, duke hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë dhe duke mbyllur çështjen ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë