Drejtësia

Gjykata e Lartë drejt formimit të plotë, KLGj shpall kandidatët për 4 vakanca

Pas një procesi 2-vjeçar Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli emrat pretendentë për katër vende të lira pranë Gjykatës së Lartë, në fushën e të drejtës penale.
KLGJ-ja përcaktoi emrat pas verifikimit dhe kontrollit të pasurisë, integritetit personal dhe profesional të gjyqtarëve.
Në njoftimin nga KLGJ përcaktohet:

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020:

Sokol Binaj;
Klodian Kurushi;
Iliriana Olldashi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.242, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;
Sandër Simoni; Z. Sokol Binaj, Z. Klodian Kurushi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

Sandër Simoni;
Sokol Binaj.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.244, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;
Sandër Simoni;
Klodian Kurushi

Nëse kandidaturat në fjalë nuk kundërshtohen, brenda së premtes kur KLGj do të mblidhet formalisht, atëherë listat do t’i kalojnë Presidentit Ilir Meta për miratim.

Me miratimin e mundshëm të 4 emrave për 4 vakanca, numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë shkon në 8 në total, duke mundësuar mbledhjen e Kolegjeve, ndërsa që ky institucion të ketë kuorumin për përzgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese numri minimal i anëtarëve duhet të jetë 14-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë