Gjykata e Lartë ka thirrur mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve më 15 mars, ku do të përzgjedhë një nga tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Emri i ri i do të zëvendësojë Vitoren Tushën, që i ka përfunduar mandati si anëtare e Kushtetueses prej kohësh.
Pas përfundimit të afatit 30-ditor të pranimit të kërkesave, Gjykata e Lartë njofton se kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë pesë.
Në listë është Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.
Lista me këta emra i është dorëzuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të vlerësojë kandidaturat dhe radhisë sipas kualifikimeve dhe profesionalizmit dhe përcjellë Gjykatës së Lartë 3 emra për të zgjedhur.
Nëse asnjë emër nuk merr shumicën e nevojshme të votave nga Gjykata e Lartë, emri i renditur i pari nga KED emërohet automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Shpallja e njoftimit nga ana e Gjykatës së Lartë ngre dyshime mbi interpretimin që i bëhet ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2016, ligji parashikon në nenin 7/ç të tij se:

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka 10 anëtarë nga 19 të tillë që duhet të ketë për t’u quajtur e plotë. Në këtë rast, zgjedhja e zëvendësuesit të Vitore Tushës në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet me pjesëmarrjen e tre të katërtave të 10 anëtarëve aktualë të Gjykatës së Lartë, jo të 19 anëtarëve të plotë të saj.
Kjo do të thotë se që mbledhja të konsiderohet në përputhje me ligjin sipas këtij parashikimi, në të duhet të marrin pjesë 8 anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe jo të 14 anëtarëve që do të duheshin në rastin kur Gjykata e Lartë do të kishte 19 anëtarë. Pra, anëtari, apo anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet me 5 vota nga anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




